Petulla me Kungulleshka
Petullat me kungulleshka jane ideale ne ditet e nxehta te veres per te shoqeruar nje birre te ftohte mes miqsh.
PERBERSIT:
2 kungulleshka
3 veze
4 luge miell
nje maj luge sod buke
2 luge qumesht
30 gr djath parmigiano i grire
kripe dhe piper i zi
koper
vaj per skuqje
PERGATITJA:
Lani dhe hiqini bishtin kungulleshkave.Ne nje rende me vrima te gjera grijini dhe mbajini menjane.
Ne nje ene tjeter rrihni vezet,shtoni qumshin,miellin,djathin e grire,pak kripe dhe piper te zi,soden e bukes,kungulleshkat e grira dhe koperin e grire imet.Perzijini mire derisa te krijohet nje brume homogjen.
Nxehni mjaftueshem vaj per skuqje dhe me ndihmen e nje luge te lagur merrni brume dhe hidheni te skuqet,Kthejeni vetem kur te kene marre ngjyre te arte.Vazhdoni keshtu dhe per pjesen tjeter te brumit duke i skuqur nga te dyja anet.Kullojeni nga vaji duke ja thithur ate me leter kuzhine.
Sherbehen si te nxehta ashtu dhe te ftohta.
Ju befte mire 🙂