Patëllxhanë me djath të bardhë dhe sheg
Shegët jan shumë festive dhe përveç kësaj jan shumë të shijshme dhe të bukura për tu parë. Në këtë antipastë që është ideale për ditët e festave ato i japin dhe një shije më shumë. Provojeni dhe do ta besoni. E keqja e vetme është që do hani një ushqim jasht stine siç është patëllxhani, nëse do ti përgatisni për festat e fundvitit.
patëllxhanë
djath i bardhë
1 thelpi hudhër
pak vaj ulliri ekstra i virgjër
kripë dhe piper i zi
një tufë e vogël me koper
Ndani patëllxhanët në dyshe dhe bëni disa të prera sipër tyre. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë dhe sipër spërkatini me pak kripë, piper të zi dhe vaj ulliri. Vendosini të piqen në 180° derisa sipërfaqa e tyre të jet bërë e kuqerremtë. I duhen rreth 20 minuta
Vendosini në një pjatë servirje ku do shkërmoqni sipër djath të bardhë, shtoni koper të grirë imët dhe shegët.
Aromantizoni disa lugë vaj me një hudhër të shtypur me shtypësen e sajë, përzijeni mirë dhe shtoni pak sipër patëllxhanit.
Shërbejini.
Ju bëftë mirë 🙂
Shënim: këtë antipastë mund ta përgatisni më përpara dhe ta shërbeni në momentin që ju duhet pasi është e mirë dhe e ftohtë. Në vëndë të djathit të bardhë mund të përdorni dhe kos grek.