Patëllxhanë me “curry” dhe kos
Për të bërë një pjatë të mirë nuk është e nevojshme të blesh produkte të shtrenjta ose lluksi. Me dy patëllxhanë bio dhe kos shtëpie mund të bësh diçka vërtet të shijshme, të freskët, pa kalori dhe mbi të gjitha me kosto minimale.
patëllxhan
kos
3-4 lugë vaj ulliri
kripë
piper
1 thelpi hudhër
degë trumëze
1 majë luge “curry”
Patëllxhanët pritini në mes dhe bëni disa të çara sipër tyre në formë rombesh. Vendosni në një tavë me letër furre poshtë.
Vajin përzijeni me kripën dhe curry-n, hudhrën e shtypur, kripë, piper dhe gjethe trumëze. Me këtë vaj lyeni sipërfaqen e patëllxhanëve.
Vendosini të piqen në 180°C për 30 minuti ose derisa shikoni që janë pjekur. Kur të jen gati hiqini nga furra. Sipër vendosni nga një lugë kos, pak pluhur curry, gjethe trumëze dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.
Janë të mira dhe të ftohta.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |