Pasta al pomodoro – Makarona me domate
Pjata më e thjeshte italiane që gjithë bota e ka zili. “Pasta al pomodoro” jo me kot e shkruajta titullin në italisht sepse njihet gjerësishtë në botë si e tillë. Për varianti e salcës ka mijra të tilla por une kam varinatin tim që më bënë të kollufis pjata të tëra me të. Unë përdorë domate të vogla ose qershi sepse me të mëdhatë ka një punë të stërgjatur, duhet ti heqësh lëkurën dhe farat për të përgatitur këtë salcë, ndërsa të voglat skan shumë fara dhe lëkura rri e ngjitur mbas tulit të domatës. Sekreti tjetër është para se ti traformojë në salcë, domatet e prera në copa të vogla i kavërdisë mirë në tiganë. Ato karamelizohen mirë me vajin, ju ikën shija e tharët dhe si rezultat do keni një salcë shumë të shijshme.
280 gr. makrona penne ose formatin që dëshironi
400 gr. domate të vogla ose qershizë
një tufë e vogël borzilok
2-3 thelpinjë hudhëra
3-4 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
1 spec djegës
kripë
Domatet pritini në copa të vogla dhe vendosini të kavërdisen me vajin, hudhërat e grira, gjethet e borzilokut dhe specin djegës.
Kavërdisini për disa minuta derisa ato të karamelizohen mirë. Hiqni specin djegës dhe me grirësin në zhytje grijini derisa të bëhen salcë. Kriposini dhe vazhdoni gatimin në zjarrë të ulet derisa gjithë salca të ket humbur lëngun e saj dhe të jetë trashur. Shtoni një gotë ujë dhe vazhdoni akoma gatimin e salcës po në zjarrë të ulët duke e përzier herë pas here që mos ju ngjitet. Provojeni, nëse ajo ka humbur thartësirën e sajë është gati nëse jo shtoni akoma pak ujë dhe lëreni akoma në zjarrë.
Kulloni makaronat aldente dhe shtoini te salca. Përzijini që makaronat të lidhen me salcën, shtoni borzilok të freskët dhe shërbejeni me djathë parmixhano të grirë.
Ju bëftë mirë 🙂
Shënim: Nëse i përgatisni për fëmijet tuaj shtoini më pak hudhëra dhe mos i fusni specin djegës.