Panine me djathë dhie dhe reçel
Nuk dija si ti quaja këto bukë të vogla që kan një eksplozim shijesh në çdo kafshatë. Të bushura me djathë dhie i llojit Brie ose Toma dhe reçel më pas të kaluara në tigan me gjalpë të aromantizuar me rozmarin. Mos numëroni kalorit tani por çohuni e përgatitini pasi janë fantastike. Unë përdora dy lloje reçelërash, fiku dhe boronice por ju përdorni kë të doni më tepër.
panine integrale
djathë dhie i llojit Brie ose Toma
Pak gjalpë
2 degë rozmarine
Pak mjaltë
Reçel fiku ose bronice
Hapni bukët në mes, lyeni të dy pjesët me reçelin që dëshironi. Në një tigan vendosni pak gjalpë dhe shtoni në të disa deg rozmarine. Sapo gjalpi të aromatizohet vendosni dhe bukët në të me krahun e reçelit sipër. Në pjesën që i takon fundit të panines mbusheni me feta djathi dhe mbulojeni me ngjysmën tjeter. Lëreni derisa djathi të fillojë të shkrijë nëse dëshironi kthejeni dhe nga ana tjetër të thekërisiet mirë dhe hiqeni nga tigani. Vendoseni në një pjatë servirje ku do te shtoni sipër pak mjaltë dhe shërbejeni. Mund ta konsumoni për mëngjes, pasdite por dhe për të shoqëruar një gotë verë të bardhë.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |