Osso bucco me oriz Milanez
OSSO BUCCO une nuk e di si perkthehet ne shqip por eshte mish nga pjesa e kembeve te parme dhe te pasme te viçit,pjesa e kofshes e prere me gjith kock.
- osso buco 2 pjese
- gjusem gote vere te bardh
- leng mishi (per lengun e mishit mund ta zvendesoni me koncetraten e vicit ose te perimeve ne shkrir ne uj te nxeht.mjaftojn 2 lug kafe konçentrat per 1 kile uj)
- gjalpe
- vaj ulliri
- majdanoz dhe hurdher
- krip dhe piper
Ndersa per orizin na nevojiten:
oriz koker madh mundesisht te jet oriz per risoto
.leng mishi
Shafran “zaferano”( I cili eshte nje tip ereze me arome te forte ne gjure te kuqe por qe kur perzihet me ushqimin i jep atij per vecse aromen karakteristike por dhe nje ngjure te verdh ne kaki)
krip dhe piper i zi sa na mjaftone
Ne nje tigan me fundin qe mos te ngjisi hedhim pak vaj ulliri shtojm gjalpin dhe kur gjalpi te filloj te shkrihet hedhim hurdhren nje te prere ne copa te vogla dhe nje te shtypur me dore.Vendosim dhe mishin dhe i skuqim mire nga te dyja anet,I shuajm me vere te bardh dhe kur vera te kete avulluar shtojm lengun e mishit dhe kripen aq sa te deshirojm.Lengun e mishit e shtojm here pas here ne menyre qe mishi mos te na thahet dhe e lejm ne zjarr te mbuluar me kapak per nje ore.
Per orizin proçedojm ne kete menyre:Ne nje tenxhere ose tigan te thelle hedhim vajin e ullirit qepen e grir holl dhe e lem te skuqet deri sa te behet trasparente shtojm orizin dhe e skuqim pak.E shuajm me lengun e mishit here pas here shtojm kripen dhe shafranin dhe i trazojm here pas here qe mos te na formohet ajo cipa e holl qe ze orizi kur zihet.Kete procedur e vazhdojme deri sa orizi te jet ziere dhe te jete formuar nje si tip kremi.Heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet.Perfundojm pjaten duke vendosur mishin,vendosim orizin ne formen perkatese nese nuk e kini mund perdorni nje gote ose filxhan dhe siper i hedhim lengune mishit nga tigani ku u gatua.E sperkasim komplete pjaten me pipier te zi dhe majdanoze.