Një vizitë në Antibes
Antibes është një qytez e vogël në Rivierën Franceze jo shumë larg Kanës. Nje qytez kulturore dhe mahnitese. Plot ngjyra dhe arkitekturën tipike të rivierase. Dhe nëse nuk keni një objektiv të saktë për të vizituar në këtë qytez mjafton të uleni në një nga baret e shumtë në buzë të detit dhe të ngroheni në rrezet e diellit që s’mungojnë në çdo ditë të vitit.
Por nëse doni të vizitoni disa gjëra kryesore po ju shkruaj disa sugjerime të vëndeve që sduhen humbur.
Qyteti i vjeter i Antibes ku do te gjeni Muzeun e Pikaso-s, Bastijen, muret rrethues te qytetit dhe markatën Marche Provencal ku do të mahniteni nga produktet e shumta dhe të veçanta që tregtohen dhe mes tyre erëzat shumë ngjyrëse të Provenzës.
Muzeun e qeramikës dhe për tu relaksuar zgjidhni Juan les Pines me baret dhe restorantet e shijshme përgjat bregut.
Për ju që jeni të apasionuar mbas akuarimeve këtu do gjeni Marineland akuariumin e famshëm me delfina. Unë nuk e vizitova sepse smë pelqen të shoh delfinat e mbyllur aty, zgjedhje personale.
Gjithsesi antibes dhe zonat përreth janë një destinacion i mirë për t’ju larguar zhurmës së qytetit dhe për të kaluar një fundjavë ndryshe nën rrezet e diellit.
Po ju lë me disa foto, shihemi në horizonte të reja 🙂