Mini torta të kripura me argjinare dhe karkaleca
Argjinarja është lulja ime e ngrënshme e preferuar. E konsumoj shumë kur ka kohën e saj. Është e shijshme si e gjallë ashtu dhe e gatuar. Këto torta të vogla mund ti konsumoni dhe si antipastë ose të shoqëruara me një sallatë stine trasformohen në një pjatë të dytë , të lehtë dhe shumë të shijshme.
Për 10 cop:
4-5 argjinare
1o karkaleca
2 vezë
70 gr. djathë parmixhano i grirë
2 lugë miell
2 thelpinjë hurdhër
2-3 lugë vaj ulliri
1 lugë galet
kripë dhe piper i zi
një tufë e vogël majdanoz
gjysëm gote me verë të bardhë
Pastroni argjinaren nga fletët e trasha, pushi i brëndshëm dhe lërini në një enë me ujë të ftohtë dhe limon.
Në një tigan shtoni vajin, hudhërat e grira, argjinaren e prerë në feta dhe kavërdisini mirë derisa të zbuten. Shuajeni me verë. Hiqeni nga zjarri, kriposeni dhe shtoni piper të zi. Pasi të ftohet vendoseni në një blender ku do të shtoni dhe majdanozin, djathin, miellin, vezët dhe bluajeni mirë derisa të bëhet një brumë homogjen.
Lyeni format individuale me pak vaj dhe spërkateni me galet. Shtoni pak brumë në të dhe futni në mes një karkalec të pastruar.
Piqini në furrën e nxehur më parë në 180° për rreth 45-50 minuta.
Shërbejini të ngrohta.
Ju bëftë mirë 🙂