Midhje te mbushura me graten
Behet fjale per midhje te mbushura nga nje komposto prej tuli buke,galet dhe djathe parmigiano te grire.Jane te thjeshta dhe shume te shpejta per tu pergatitur.Ideale dhe per ata persona qe nuk para e preferojne kete lloje molusku.
PERBERSIT:
1 kg midhje te zeza
3 thelpinje hurdher
gjysem gote vere te bardhe
4 luge vaj ulliri
majdanoze
tul buke rreth 150 gram
5 luge galet
50 gr djathe i grire
1 spec djeges
PERGATITJA:
Lani dhe pastroni mire midhjet.Vendosini ne nje tenxhere te bollshme dhe shtoni ne te goten e veres dhe specin djeges.Vendosini ne zjarre te lart me kapak deri sa te hapen.Kur te jene gati ndajini ne mes duke hequr ate pjese te guackes ku midhja nuk eshte e ngjitur.Filtroni lengun e perfituar dhe lereni menjane.Nderkohe grini tulin e bukes me hurdhrat dhe majdanozin.Shtoni djathin e grire,galeten,pak fare krip pasi midhjet jan vete te shijshme,vajin e ullirit dhe pak nga lengu i midhjeve.Kompostoja per mbushje duhet te rezultoj e bute por jo e lengeshme.Mbushni me te midhjet dhe vendosini ne nje tepsi me leter furre posht.Shtoni perseri pak vaj siper ne menyre qe kompostoja te behet krokante.Vendosini ne furren e nxehur me pare ne 200° per rreth 10 minuta.Deri sa te shikoni siperfaqen e tyre te skuqur mire dhe krokante.
Sherbejini te nxehta.
Ju befte mire 🙂