Makarona Penne me midhje vongole
1 kg. midhje vongole
280 gr. makarona penne
1 tuf majdanoz
1 spec djegës i freskët
1 gotë verë e bardhë
2-3 thelpinjë hurdhër
3-4 lugë vaj ulliri
Pikë së pari vendosni në ujë të ftoht me kripë vongolet për nja 3 orë të mira dhe nëse është e nevojshme ndrojani një herë ujin. Para se ti vendosni në ujë, përplasini një nga një në lavaman dhe nëse ndonjëra nxjerrë baltë, hiqeni.
Grini imët hurdherat, majdanozin dhe specin djegës, vendosini në një enë të bollshme me vajin e ullirit. Sapo vaji të aromantizohet shtoni në të vongolet, verën dhe mbylleni me kapak. Tundeni herë pas here enën që vongolet të hapen dhe sapo shikoni që jan hapur të gjitha, hiqini nga zjarri. I duhen rreth 4-5 minuta të hapen të tëra. Eliminoni vongolet që sjan hapur dhe disa prej tyre qëroini nga guacka, shtoni në to makaronat e ziera aldente dhe rizotoini mirë derisa përbërësit të lidhen mirë me njëri tjetrin dhe në fundë të tiganit të jet formuar një salcë e hollë.
Shërbejini të nxehta me majdanoz të grirë sipër.
Ju befte mire 🙂