Makarona me Tartuf të zi

PERBERSIT:
280 gr makarona format i gjerë
1 tartuf i zi veror 100 gr
1 thelpi hurdhër
200 gr vaj ulliri
kripë
PERGATITJA:
Vendosni ujin të ziej dhe kur te jet gati kriposeni dhe shtoni në te makaronat.
Nderkohe përgatisni salsën e tartufit duke aromantizuar vajin me hurdherën komplet te shtypur me dorë
dhe kur hurdhera te jet skuqur hiqeni,shtoni tartufin e zi të grire me rende ose ne copa te vogla dhe kavardiseni per pak minuta,kriposeni.Kullonimakaronat dhe shtojini te salsa me tartuf,shtoni 1 garuzhe nga uji i zierjes se tyre dhe rizotoini per disa minuta.
Shërbejini të nxehta.
Ju bëfte mirë 🙂