Love is…
Love is…
Gjatë gjithë ditës ju kam vëne foto se çfarë është dashuria në të vërtet për mua. Si një njeri që ka pasur dhe ka (fal Zotit) çdo gjë në jetë mua smë bën përshtypje asgjë, ose me saktë smë hyjnë fare në sy dhuratat e mëdha, diamantet, parfumet, unazat….
Për mua dashuria është dreka që i vë çdo ditë në tavolin shokut tim të jetës, dashuria për mua është një gotë vere, një cop buke e thekur me djathë, zgjimi në mëngjes pran njeriut që dua. Zëri i familjes time tek i dëgjoj që janë mirë. Foto që shkrep çdo mëngjes për ju. ..
Unë e urrej këtë fest fallco e komerciale mbushur me zemra të kuqe e çokollatë. Një fasad boshe ku shtiren se janë mirë e flen me zemrën e jetën bosh…
Dashuria për mua është dhe ajo lulja në fushë, sytë e Kitty-t, mesazhet e mikeshave të vërteta. Dashuria është perditë, është dhe ai pajtimi i ëmbël mbas një zenke të madhe, lulet që çdo javë bashkshorti mi blen në market e kujdeset akoma ti grisi çmimin. Faturat mujore që ekonomisim me kujdes. Kujdesi për shtëpin. Dashuria është më shumë se një date e një festë. Është të jetosh të përditshmen në këtë botë kaq të egër dhe të mbash gjalle një ndjenjë që shumë ja kanë harruar kuptimin. Dashuria është sakrificë për të dyja palët. Gëzuar goca, e qofshi gjithmon të bekuara me dashuri.