Labneh
Labneh ose labaneh është një djathë i butë i bër nga kosi i deles ose i lopës dhe për raste të ralla dhe festash më të dhis. Një djathë për lyerje ose për të ngjyer piten, me origjin nga Libani dhe Orienti mesdhetarë. Përgatitet si i ëmbël ashtu dhe i kripur, mund të krahasohet disi me “philadelphia”por vjen pak më i tharët dhe për mua edhe më i mirë. Ruhet gjatë i mbuluar me vaj ulliri dhe në bazë të butësis që doni mund ta lini dhe më shumë të kulloje duke e bër një djath më kompaktë.
Është fare i thjeshtë për tu përgatitur, ju duhet vetëm kos një nap dhe kulles.
Shijen mund ta personalizoni me pas, sipas dëshirës tuaj. Unë e solla sot të ëmbël për mëngjes ose për snack pasditeve.
Për 250 gr. Labneh:
500 ml. kos të bër vetë do ishte më mirë
1 lugë e vogël plot me kripë
1 kulles e imët
1 nap e zier më parë në ujë të ngrohtë për ti hequr ilaçin e larjes
Përzieni mirë kosin me kripën derisa ajo të shkrihet .
Pozicinoni brënda te kullesa napën e palosur në katërsh dhe shtoni brënda në të kosin. Lidheni grykën e napës dhe lëreni të varur sa ti kullojë më së shumti uji. Më pas vendoseni në figorifer po me kullesën poshtë dhe kullesën sipër një ene dhe lëreni kështu rreth 6-8 orë.
Vendoseni në një pjatë servirje dhe dekorojeni me shijet tuaj. Unë e shërbeva me mjaltë , ujë trendafili (të cilën e përzieva me kosin për ti dhën një shije delikate) dhe fistik.