Krekers me petë byreku
Doja të eksperimentoja me këtë recete dhe rezultati doli i shkëlqyer
1 pako me peta byreku të gatëshme
miks farash(liri,luledielli,lulekuqeje,susami etj)
50 gr djathë parmigiano (parmixhano) i grirë
pak gjalpë të shkrirë
Shkrini gjalpin dhe lëreni të ftohet disi.Shtorini petat në banakun e punës.Hiqni njërën prej tyre dhe lyeni me pak gjapë të shkrirë me ndihmën e një furçe kuzhine.Vendosni sipër një tjetër petë dhe përseri lyeni me pak gjalpë dhe kështu me radhë për aq shtresa që dëshironi
Me ndihmën e një forme katrore ose si të deshironi pritini ato.Lyeni përseri sipërfaqen e tyre me pakë gjapë të shkrirë dhe sipër sperkatini me djathë të shkrirë dhe disa te tjera me miks farash.Vendosini në një tavë me leter furre poshtë dhe piqini ne furrën e nxehur më parë në 200° për 20 minuta.
Shërbejini me miks proshute,sallamera dhe djathëra të ndryshëm.
Ju bëftë mirë 🙂