Koc në letër dhe oriz basmati me limon
Të dashura mikesha thojini lamtumir vakteve të bollshme se këtej e tutje 6 ditë të javës do hajmë lehtshëm dhe vetëm një herë në jave do e ekzagjerojmë. Jeni dakort apo jo?
8 fileto koce
1limon
2 thelpinjë hudhëra
pak barë qepe çivez
pak vaj ulliri
kripë dhe piper të zi
Për orizin:
1 gotë oriz basmati
1 lugë vaj ulllir
pak kripë
1 limon
Pastroni fileton e kocës nga ndonjë hal e mundëshme. Shtroni një letër të madhe alumini dhe vendosni filetot në të shtoni kripë, piper, hudhëra të prera në feta dhe feta limoni. Shtoni dhe pak vaj sipër, mbylleni letren mirë që mos dalin lëngjet gjatë pjekjes dhe vendosini në furrën e nxehur më parë ne 200°C për 10-15 minuta.
Ndërkohë vendosni 2 gota ujë të nxehen me vajin dhe lëkurën e grirë në rende të limonit vetëm pjesën e verdhë, kripë dhe sa të mari val shtoni orizin basmati. Lëreni të zieje me kapak derisa uji të avulloje dhe të bëhet me vrima në sipërfaqe. Shkërmoqeni me pirun.
Shërbejeni kocën me oriz basmati dhe barë qepe të grirë sipër.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |