Kek me patate të ëmbël amerikane
Aroma dhe shija e këtij keku do ju ngelin gjatë në mëndje.Në munges të patateve amerikane mundë të përdorni kungull portokalli
200 gr patate
300 gr miell 00
100 ml qumësht
1 lugë çaji kanell
100 gr sheqer kaf
1 sodë për ëmbëlsira rreth 16 gr
1 lugë sod buke
2 vezë
70 gr gjalpë temperatur ambjenti ose 50 ml vaj luledielli
pak kripë
fara lulkuqeje
Vendosni patatet të piqen në furre në 160° për rreth 40 -50 minuta.Deri kur shikoni që jane pjekur.Pritini në mes dhe hiqini tulin.Lërini mënjane të ftohet Rihni vezët me sheqerin dhe gjalpin ose vajin derisa të përfitoni një masë krem.Duhet pak kohe sepse sheqeri kaf mezi shkrihet.Shtoni qumshtin dhe rriheni përsëri. Ndërkohe që patatja është ftohur shtypeni me pirunë dhe shtojeni te vezët me sheqerin.Përzijeni përsëri me rrahësin elekrtikë.Pastaj shtoni duke situr miellin,me sodën e ëmbelsirave,sodën e bukës,kanellën dhe pak kripë.Përzijeni derisa të keni një masë lisho dhe homogjene. Lyeni me pak gjalpë dhe plurohseni me miell një formë keku dhe hidhni në të masën e brumit.siper spërkateni me fara lulkuqeje.Piqeni në furren e nxehur më parë në 170° për rreth 40-55 minuta.Kontrollojeni me një kunjë dhëmbësh nëse është pjekur.Lëreni të kullojë mirë para se ta konsumoni.
Ju bëftë mirë 🙂