Karkaleca “Saganaki”
Po vi prap sot me një recet greke. Ju kujtohen foto e karkalecave me djath të bardhë që hëngra në Santorini? ja i solla sot dhe për ju. Përbërësit jan këto më posht dhe mendoj që masat nuk jan fikse, shikoji pak vet në varësi të personave që do e konsumojn. Receta parashikonë përdorimin e karkalecave pa qëruar por unë i qërova pasi si konsumoj dot me fijen e zezë aq më tepër kur karkalecat janë të mëdhenjë.
karkaleca
salcë domatesh
djathë të bardhë
hudhëra
vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
rigon
Grini imët disa thelpinjë hudhëra dhe vendosini të kavërdisen me pak vaj ulliri, sapo vaji të aromantizohet shtoni salcën e domateve në të. Kriposeni dhe shtoni piper të zi të bluar në çastë, rigon dhe lëreni të gatuhet në zjarr të ulet. Nëse është trashur dhe ju duket akoma e tharët shtoni një gotë ujë. Ndërkohë pastroni karkalecat nga zhgualli i trupit dhe fija e zezë. Kokën lërjani sepse i jep salcës akoma më shumë shije.
Kur salca të jet gati, vendoseni në një tavë, sipër vendosni karkalecat, kriposini shtoni akoma pak vaj dhe piper të zi dhe lërini të piqen në furrën e nxehur më parë ne 200° për rreth 3o minuta. Provojeni salcën përsëri nëse ka shijen e gjallë apo jo, nëse ju rezulton e tillë lëreni akoma në sobë. Pastaj shkërmoqni akoma djathin sipër dhe lërini akoma pak minuta në furrë derisa djathi të theket paksa. Shërbejeni me rigon sipër dhe feta buke të thekur.
Ju bëftë mirë 🙂