Karkaleca në furrë
karkaleca
disa thelpinjë hurdhër
një tuf e vogël majdanozë
pak vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
Rreshtoni karkalecat në një tavë me letër furre poshtë. Grini imët hurdhërat dhe majdanozin. Spërkatni karkalecat me kripë dhe piper të zi sipër shtoni pak vaj ulliri dhe majdanozin me hurdhrën e grirë. Piqini në furrën e nxehur më parë në 200° për 5 -7 minuta. Jo më shumë sepse ju thahen. Shërbejini sipër me lëngun që lëshuan gjatë pjekjes.
Shënim: karkalecat mundë ti qëroni nga gëzhualli dhe në këtë mënyrë koha e tyre e pjekjes duhet të jetë edhe më shkurtër. Gjithashtu nëse i bëni me gëshuall dhe doni ti hiqni fijen e zezë mundë të bëni një të çarë në kurrizin e tyre dhe ti nxirni me kujdes fijen me një kunjë dhëmbësh
Ju bëftë mire 🙂