Karkaleca me Pana
Edhe pse shërbehet si një antipastë, karkalecat me pana të shoqëruar me një sallatë stine dhe bukë të thekur mundë të trasformohen në një pjatë të dyte ose të vetme për të konsumuar një vaktë.
PERBERSIT:për 4 persona
500 gr karkaleca
400 ml pana të freskët
1 lugë miell
1 gotë verë e bardhë
kripë dhe piper i zi
2 thelpnjë hurdhër
1 lugë gjalpë i qartë
PERGATITJA
Pastroni karkalecat nga gëzhualli dhe fija e zezë.Vendosni tavat e baltës te nxehen në furrë në 200°.Ndërkohë shkrini gjapin duke i shtuarë hurdhrën e shtypur me dorë dhe karkalecat.Kavardisini për pak sekonda dhe shuajini me verë te bardhë.Kur vera të avullojë hiqini karkalecat dhe ruajini mënjanë.Hiqni dhe hurdhërat nga karkalecat..Në të njëjtin tigane skuqni miellin derisa të marri ngjyrë të artë dhe bashkojeni me pana,shtoni dhe karkalecat në to,përzijini mire dhe kriposini.
Ndajeni masën në tava balte dhe vendoseni në furrë përsëri të piqen për rreth 10-15 minuta.Deri kur shikoni që sipërfaqja e tyre ka marrë ngjyrë të kuqerremtë.
Shërbejini të nxehta me copa buke të thekur.
Ju befte mire 🙂
Dolen fantastike
Me behet qefi, dhe ju lumshin duart