Karkaleca me kripë dhe marinaturë
Sot po ju shkruaj një tjetër recet të karkalecave me kripë. Ndryshimi nga receta e parë është se te kripa kam shtuar të bardhën e vezës siç e bëj dhe me peshkun dhe përgatita një marinaturë speciale me erëza të ndryshme. Mund ti shërbeni si një antipastë ose një pjatancë të vetme për të ftuarit.
700 gr karkaleca të mëdhenj
1 kg kripë e trashë
500 gr kripë e imët
2 thelpinjë hudhëra
2 të bardha veze
Pjesa tjetër:
vaj ulliri eksta i virgjër
1 limon
disa gjethe majdanoz
disa kokrra piper roz
2 thelpinjë hudhëra
Mundohuni ti hiqni fijen e zezë karkalecave nga boshllëku që ndodhet mes trupit dhe kokës ose duke bërë një të çarë në kurriz dhe tja nxirni me delikates me një kunjë dhëmbësh.
Formoni të bardhën e vezëve në shkumë dhe përzijeni me kripën. Bëni një shtres me kripë në një tavë dhe sipër vendosni karkalecat, shtoni në mes dhe thelpinjtë e hudhërave dhe mbujolini karkalecat me pjesën tjetër të kripës.
Piqini në furrën e nxehur më parë në 220° për 7-10 minuta. Jo më shume sepse karkalcat ju thahen dhe mezi ju qërohen.
Përgatisni marinaturën duke shtuar te vaji hudhërat e grira, lëngë limoni, piperin roz dhe majdanozin e grirë.
Kur karkalecat të jen gati, qërojini dhe shoqërojini me marinaturën.
Ju bëftë mirë 🙂