Karkaleca furre me gjalpë dhe ullinjë
Fundjava do ushqime të zgjedhura dhe sot për ju po sjell këtë recet shumë të shijshme. Po ju paralajmeroj që sdo keni të ngopur.
1 kg karkaleca
2 lugë të vogla paprika
50 gr. gjalpë
një dorë ullinjë të zinjë ose kallamata
2-3 thelpinjë hudhra
2 lugë galet
Pak kripë dhe piper të zi
1 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
pak majdanoz
Shkrini gjalpin dhe përzijeni me hudhërat e shtypura. Lyeni një tavë me vajin e ullirit dhe spërkateni me pak galet. Rendisni në tavë karkalecat e qëruara, shtoni kripë, piper të zi, galetën, paprikan, ullinjtë dhe sipër shtoni gjalpin. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 200°C për 25 minuta, kur janë thekerisur mirë sipër.
Shërbejini me majdanoz të grirë sipër.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |