Hikrra
Hikrra, drithi superushqyes pa gluten
Grano saraceno italisht, (Fagopyrum esculentum nga latinishtja) është specie e një bime të lulëzuar që i përket familjes Polygonaceae. Emri shkencorë Fagopyrum vjen nga kombinimi latin Fagus (ahu), për shkak të formës trekëndëshe të kokrrës të ngjashme me ato të ahut, dhe nga greqishtja (gruri).Drithi (grano saraceno) është i pasur me kripra minerale, veçanërisht hekur, zink, fosfor, kalium, magnez, mangan dhe selen, është i përbërë nga 10% ujë, 10% fibra dietike, 2.1% hiri, karbohidrate, proteina, viitamina të grupit B përkatësisht B1, B2, B3, B5, B6 dhe vitamina E. Aminoacide, Proteina, Antioksidante etj.
Përdorimi: Konsumohet nëpër supra, veçanërisht nga personat të cilët vuajnë nga sëmundja celik për arsye se nuk ka përmbajtje gluteni, dhe në formë mielli për polenta saraçena, krepa, bukë dhe në përgatitjen e makaronave ( pizzocchieri dhe manfrigolet e famshëm të Valtellina, Soba e japonezve dhe Blini i Rusis, apo pure si Kasha në kuzhinën sllave dhe për përgatitjen e ëmbëlsirave apo biskotave. Konsumimi i grano saraçeno, fal vlerave të tij të larta proteinike të mgjashme me të mishit dhe të sojës, është i këshillueshëm edhe në raste të përkeqësimit fizik, dhe fal prezencës së substancës rutin ajo ndihmon për mbajtjen e elasticitetit të indeve të gjakut. (100 gram grano saraçeno përmbanë 350 kcal).
Burimi: www.neranxi.al