Fluturimet Shpirterore 7
Nata ka dale ne nje xhiro te gjate ne kerkim te gjumit qe ka lene shtratin bashkshortor te zbrazet e ftohte.
Eshte ai fresk qe te rreh fytyren embel sonte pas shiut tiranesk ,qe te lag deri ne palc pa te pyetur e pa e parashikuar dot ardhjen.Si cdo gje tjeter ketu internaret jane te shpeshta e shpejta ,rrotullohen te gjithe ne nje bosht cmendurie konfuzioni trafikal.
Si puna e milingonave …nje rresht i pafund .
……..nje fillim ….i pafund ….
Them se i dua fillimet,ato jane shtyse e nje sfide te re!
Jane rigjenerime qelizore te shqisave tona te konsumuara nga njetrajtshmeria ,eshte nje imazh i ri refleksesh,ndjesishe,ngjyrash.
Me ka ndodhur te le pas atdhe’ra te adoptuar ne kerkesen e nje toke te qendrueshme nen kembe,te nje sigurie te kerkuar nga femijeria …te stabilitetit te te qenit me origjinen ….dembabadem …por une kurre nuk isha e tille…as kam per te qene …jam cigane e jetes .
Me shume at’dhera ,me shume vendlindje.
Dhe e kam kuptuar se eshte e kote te kerkosh te behesh toke kur ti je ere …je det …je natyre dhe energji!
Duhet te pranojme natyren tone te gjerave,keshtu do bejme paqe me shpirtin rebel.
E gjate kjo xhiro ne udhetime te modifikuara sonte ne rruget e kryeqytetit te kokes time.
Jam transferuar teresisht dhe plotesisht aty sonte,tek ju.
Kthehem shpejt!
Valbona Duraj
https://www.addasall.com/wp-content/uploads/push.json