Fluturime Shpirtërore 39
tinguj gishtash në buzë,
buzëqeshjen tënde mbytur.
Mimozë e këputur,
aromë e trupit tënd.
Pak rërë lëshuan këmbët,
kokra breshëri mbi shpinë.
Ca pikla shiu,
një vetëtimë .
Mijra diej u ngrinë.
Mimoza e çikëruar përdhe.
Ca njolla vere në Hënë.
Një gisht i mbetur mbi bredh.
Diku atje …
Fshehur në suferinën e Prillit,
në mes të rërës e pyllit,
ti ngele ,
yll i mbuluar me re .
Stinë e ngatëruar,
në xhepin tim harruar .
Valbona Duraj!
Photo by Googel