Fluturime Shpirtërore 38

Batanija e vjetër kish akoma aromë.
Aromë që çau atë perde harrimi.
Ndërthurja e saj, kapërtheu gushën,
shtrëngoi gjoksin,ngërtheu trupin .
U kallkanos harrimi.
Si ekzekutor i penduar,
në vëndin e krimit
Ajo ish kthyer.
Sa pak u desh !
Ti të shfaqeshe tredimensionale!
Shushatjen time të mos mund ta shkelmoja!
Kuisja …
zgërdhihesha, dhimbja .
Nuk mjafton, e di !
Trathtova .
Ti,në heshtje mblodhe veten
rimblodhe lulet ,
i ktheve në sythe ,
shtrëngove këmbët e ike .
Po pse vallë rrënjët e tua janë këtu?
Ato zvarriten të mbysin kujtimin tim .
Më përpijnë e kapërdijnë .
Mbytem në aromën e saj të vjetër.
Valbona Duraj!
Photo by Googel