Fluturime Shpirtërore 37
Dashuritë janë të vdekshme !
Askush më mos të vijë të thotë përrallën e njohur !
Dëgjuat ?….nuk dua të dëgjoj më për histori dashurie e romanca që zgjatën sa jeta!
Janë të vdekshme ….dhe pikë .
Po mirë …do më thuash …tani e kuptove? Po ja që duhet të ngjisësh ca shkallë për të kuptuar se po të biesh që aty,thyen qafën .
Dashuria ka vdekur në shekullin e kaluar.Po une ku isha atëherë ,pse nuk i shkova në funeral ?
Isha kështu naive, për të besuar se ajo nuk vdes kurrë .
I them vetes sa herë .
O rob ,dil nga shekulli i kaluar !
Prano që dashuritë , as qëllim, as synim, as fillim, as fund kanë , ato janë thjesht dashuri.
Dashuri që vinë e ikin pavarësisht dëshirës tonë për t’i mbajtur me thonj e me dhëmbë duke besuar në përjetësinë
e tyre. Por ku do vejë ….do mbushim .
Duhet të ecim përpara duke lënë pas karvanet e jetës tonë të mbushura me “të dua” vënd e pavënd .
Të ikim pa kthyer kokën ,t’i lëmë pas ,e kush të dojë ….ndjek .
Jemi egoistë ?
Po !
Dashuria e bën egoizmin të shohë i heshtur nga një cep ,i zemëruar, as do të flasë e askush nuk i flet .
Budall! Njeri budall …..pëshpërit ..
Po kush dashuroi dhe nuk u budadalleps ?!
Mos kritiko! Dëgjo zemrën tënde !
Ndoshta nuk ia arrimë qëllimit, ndoshta gabojmë në teknikë, nxitojmë, vlerësojmë gabim …dhe ….çfarë???
Çfarë ndodhi në fund të fundit ?
Gabojmë. Jemi qënie që mësojmë të jetojmë, nuk lindim të tillë.
….
Vete nga vete dhe sërisht përfundoj të flas për dashurinë ..Dashuria !
Temë kjo e lidhur ngushtë me shpirtrat e endur .
Pa emra, pa fjalë të mëdha po të sjell dashuri .
Nuk dua të qaravitem më për fytyra e emra e kujtime dashurish së karvanit në ikje .
Ecim për ndjesi të reja, për gjurmë të vërteta dashurie akoma dhe kur ato mbajnë pak .
Ajo është një dashuri e jetuar .
Valbona Duraj!
Photo by google