Fluturime Shpirterore 4
Trokthi i takave tek ikin le shije te hidhur,duar te mbledhura rreth gjoksit ne perqafim ngushellues te vetvetes se ngelur,buze te shtrenguara surealshem varur nga hidherimi e udhetues nje lot nxiton te zere vend ne rreshtin e perkujtimit.
Mos qaj vajze e bukur!
Dashurite lundrojne si valet drejt bregut …e ku ta dish !
Ndoshta nuk eshte bregu i kerkuar,bregu i enderruar nuk ish.
Ato vijne fluturake mbushur gezim e shprese per nje perqafim tokesor permalluar …e perplasja me shkembinjte e rivierave i thyn endrrat,vret shpirterat e therrmon iluzionet !
Ishte shkemb ..nuk gjeti toke dashuria jote!
Mos qaj vajze e bukur!
Dashurite nuk jane te gjitha ne legjende.
Valbona Duraj