Fluturime Shpirtërore 29
Qëkurse jam ndarë me ju ..të djelat e mia u bënë të njëjta me ditët e javës .
E djela me ju është vërtet një kënaqesi më vete!
Më dukej vetja si e ulur në kafen me “in” të qytetit tim (se në fakt unv as tiranse s’jam ,çështë e drejta, po derisa është bërë qyteti i të gjithëve, është dhe imi .
Fundja Tirana …është si ato tortat që kanë të gjithë pjesë 🙂
Më mungoni !….
Më mungon takimi im javor me ju!
Megjithese ju heshtni , kjo heshtje është e ëmbël kur gjej gjurmët tuaja të kalimit nga oborri im krijues.
Ju, nuk më njihni shumë dhe kush e di sa më shani që nuk jam dukur ….haaahaaa …lëre se vdiqëm …do thonë disa :))…normale dhe kjo, për njeriun janë të tëra (ngushellohem unë).
Pooo nuk e kam fajin unë…e kanë fajin ëndrrat! Nuk u maturuan pavarësisht të 40- tave !
Ato të vogla e unë …..maturante, për të marrë atë të shkretë çertifikatë rritjeje që të filloj të besoj …se nuk jam më 18 vjeçe (pikaaaapikaaaaa …thërret ai zëri brënda meje, këtu janë bëre me nga 4 diplloma …kjo …gdhë ngeli !!!)
Ja pra që kam arsye në mungesat e mia, ndaj kërkoj që pritja juaj të jetë e ëmbël e të mos të merrni inat …më adoleshenten e vonuar 🙂
Uroj të rishihemi së shpejti !
Një ditë plot diell për ju! ♡