Fluturime Shpirtërore 28
Lindim në liri e robërohemi çdo herë e nga pak në vargonjë që na ndjekin në jetën tonë hap pas hapi, me dashje apo pa dashje qoftë.
Liria është frymë e lirë që mbush mushkrite e tua vetbesim, mirënjohje e sinqeritet ose më mirë kështu duhet të ishte sepse fatkeqësisht ajo kushtezohet nga rrethi familjar e shoqëror, nga botëkuptimi i secilit .
Nga dëshira që ai ka brenda vetes për të jetuar në bazë të një filozofie të tillë , por …..dyshoj , dyshoj se ka shumë njerëz në këte botë që të vetmohohen në bazë të kësaj dashurie për të ecur në një rrugë njëkalimshe më të gjithë kundër. Se të gjithë e duam lirine, por …duam lirinë tonë …atë vocërraken brenda nesh, pa mundur t’i zgjerojmë kufinjtë e t’i tregojmë gjithë botës për vendin tonë në të .
Për çudi ne jemi qënie të tilla, që vleresojmë shtrenjtësinë e gjerave të dobishme kur i kemi humbur ato!
Kështu dhe liria është një segment që vlera e saj vlerësohet si dhe lumturia ….me kohë të shkurtuar .
Duam të jemi të lirë, të jetojmë, por robërohemi në segmente kohe nën strehën e ndonjë zemre e cila na bën të varemi nga rrahjet e saj .
Duam të jemi pa mentalitete e me horizonte të hapura, por tërhiqemi sapo diçka që na përket, cënohet nga to. (i duam zgjedhjet e femijve tane,po sapo nuk pershtaten me tonat …
plas sherri )
Ja pra që liria jonë, nuk mund të ekzistojë, është abstrakte e absurde se mjaftojmë vetëm dy veta në të njëjtin vend, për ta kuptuar se ajo …nuk ekziston .
Atë e përjetojnë vetëm ëndërrimtarët e mëdhenj ata që iu dedikuan asaj me shpirt e iu nënshtruan plotësisht .
Por koha tregoi, se as ata ….”fëmijet e Majit” ….bohemët …nuk arritën ta konsumonin e realizonin këtë ëndërr plotësisht, sepse ne jetojmë në një shoqeri të caktuar e cila ka etiketat e saj treguese e cilësuese .
Ajo fal pak e kërkon shumë, duke kthyer në realitet akoma dhe këta ëndërrimtarë e gjuetare të lirisë .
Liria ime është kjo, mundësia për të ndarë me veten time dhe këdo që dëshiron mendimet e mia, por sërisht janë të cunguara duke qëne se në hemisferën e errët ekziston ai konsensus ai pakt me realitetin që nuk më le as të ndihem e as te jem e lirë por thjesht …të gënjej veten si shumëkush !
Dhe Skenderbeu tha “….lirinë nuk ua solla unë, po e gjeta këtu, në mes tuaj ” ….pra i përket gjithsecilit ta ushtrojë.
Valbona Duraj.