Fluturime shpirtërore 26
Më mungon !
Mungon sadoqë akoma nuk di si mund të jetë të jesh me ty.
Mos gaboj?
Mos zbukuroj diçka që tepër e mjegullt është? Si mund të dëshirosh kështu diçka që akoma mirë nuk njeh, diçka të paprekshme, të pazbuluar?!
Ndoshta pikërisht ky tyl misteri na tërheq, kjo fshehtësi, largësia, mrekullia e të panjohurës .
A jemi në gjëndje të mbajmë ndezur zjarrin , në ç’mënyrë?
Herë herë vështirësohemi të mbajmë zgjuar diçka ekzistente e jo diçka absurde! Si?
Nuk pendohesh për shumë gjëra por …mjafton vetëm një me shumë fytyra …të të bëjë të lëkundesh ..
Pendohesh kur bën diçka por dhe kur nuk e bën atë dhe dashuria është ajo për të cilën duhet të luftojmë, për të dhe ekzistencën e saj.
Shpesh këtë marmdhenie nuk e quajmë dorëzim por një superioritet…..të vjedhsha në të !!!
Sabotojmë veten !
I lëmë armët e ikim me vrap, mendojmë të tërhiqemi (si më intelektuale )….pikaaaaa ….
Shpesh ikim nga ajo, për të ikur nga frikërat tona, nga përballjet me to .
Po kujt iu prish puna se ti …e dështove ëndrrën tende …nuk e linde atë .
E ti ke humbur ….
Ke humbur mundësine e guximit për të qënë e lumtur.
Aty në qoshe qan ajo që le pas, krenaria jote përballe vetes, humbja maskuar me një buzëqeshje …vete dështimi yt qesh ..
Valbona Duraj!