Fluturime Shpirtërore 23
E shikojmë përditë…atje tek qoshja, tek shet shkrepset e saj çudibërëse .
Mos mè thuaj që nuk e keni parë !!
E pamundur !
Ajo ka vite aty ….ka dhjetëra vjet. Ose më mirë ka dy shekuj që Anderseni e ka lënë mes nesh, po për çudi askush nuk kujtohet për të! Sadoqë kalojmë mu tek ëmbët e saj të zbathura e ruhemi për mos ta shkelur ….nuk e shohim!
Ajo është e terrtë ….e padukshme …e ambjentuar me syrit , deri në momentin kur ….praffff ….ndez shkrepëset. Atëherë është sikur ajo me të ndez dhe një llambushkë brënda nesh, e si të kurdisur kthehemi nga ajo, e shohim si të shohim për herë tv parë mrekullinë ….i buzèqeshim me ëmbëlsi tek i marrim shkrepësen nga dora e shtrirë për dyqind vjet në të njëjtën mënyrë.
Ajo falenderon si çdo herv tjetër ,kurse unè …ti ….jo ! Ne nuk e shohim si çdo herë tjetër !
Nuk e di a çuditet vallë akoma me gërvishtjet e veshit nga tingujt e zërave tanë gazmorè pranë mjerimit të saj ?
A nuk do vallë të qeshi me të madhe për dashurinë tonë njëditore …dyditore apo disaditore ?
A nuk do të na ndezi përpara syve shkrepëset e saj magjibërëse …qoftë dhe një moment të vetëm …për të mundur të na tregojë sa pak duam , sa pak përkushtohemi, sa pak gëzohemi , sa pak kuptojmë botën përreth .
Po të hapim cepin e perdes ajo është atje sërisht ….akoma dhe pas dyqind vjetësh …ajo ndez shkrepëset e saj për t’u ngrohur kur nv oxhaqet tona kërcasin drutè , vera derdhet sapo tavolinat mbushen nga risitë .
Ajo është atje dhe lutet nën dritën e shkrepèses , në shkrepëtimën e saj ëndërron se dikush do zgjatë dorën ta ftojë …dikush do ta afrojë ….do e përqafojè …dikush do ti ofrojë një dorë, do ta rrisë edhe atë , lypse dritharake e fytyrzbehtë duke i falur një jetë…një familje, një ëndërr të realizuar .
Ajo ka dyqind vjet që lutet për pak dashuri !
As gjithë gëzimi i botës nuk e mbyt dot zërin e saj …lëmoshë zotèri … e lëmosha është thjesht një syresh ..
Duhuni pra tokësorè, duhuni, në ditë festash e kurdoherë…duhuni, e zhdukni nga pavdekësia shitsen e vogël të shkrepëseve duke i dhënë asaj vëndin e merituar të përrallës .
Dashuria bën mrekullira!
Valbona Duraj