Fluturime Shpirterore 2
Fryn ere.
A thua se do te shkuli nga vendi te gjitha trishtimet .
A thua se do te shperndaje tej ne gjurmet e hershme e lena pas, te rrugeve te shkelura,atje,ne troje te hedhura si shami ne koken e endrres.
A thua se do te fshije gjakun nga plaget e gjunjeve te zvarritur ne kerkim te atdheut te premtuar.
A thua se do te behet shpirt e te ringjalli brenda buzeve te shtrenguara buzeqeshjen e te pastroje ne thellesi erresirat e birucave ku lidhur mban zemerimin ….dhe heshtjen …dhe zhgenjimin ….ate qe nxjerr xhiro kur porta e shpirtit ben ..krakkkkk-un e fundit,mbylljen e perdes me boten .
A thua se ti atehere hyn ne boten tende ku ben ftohte e bie shi …e bie mall …e bie lot …e kush e di ???
E kush e di se dheu i huaj,mjalte nuk eshte ,as buke …po kripe e shellire!
E fryn kjo ere e marre sonte,e ngre batice-zbatice ne lekundje marramendese kete shpirt.
E flet ne gjuhet e te gjitha viteve,e te gjitha andrrallat t’i thote …por sa besove ?Sa jetove?
Sa le pas e sa mbijetuan?
Mbledh gjurme ,gjurme puthjesh qe nena ka derguar.
Mbledh amanet ,peshperitjet e plakut te lene ne shtrat qe pret …e era i thote se do kthehesh .
Dhe eshte ftohte !
Dhe era fryn si e marre dhe ti pyet ….a ja vlejti valle ,ky mall?
Dhe mbjell era andralla,thinja e lengate.
Mbjedh shprese ne kthimin e pragut te lene pas .Batice e zbatice u bene bashke ….e me rrahin ne bark.
Iku i ri e u be plak !
Valbona Duraj