Fluturime Shpirtërore 19
Qerpikët mbuluan rënien ,krahët e thyer në krakun e fundit,që jetë dha.
U fikën shpresat e morrën rrugën e kthimit në stepat e vetmisë ,u prishën ëndrrat në netë joshesë e marramëndese të dashurisë.
Vjeshtake ishte ndjenja ,fëmije shtatanik që kurre nuk mundi veten të marrë.Askush nuk i dha një dorë ,veç bente sikur ….sapo perdet ulte syri i vrarë.
Ish Vjeshtë e jeta vazhdonte nga e para ,litare të këputur zinin fillin sërisht,por fatkeqesisht jo për të gjithë.
Duart me kot prisnin dy duar !
Trupat ,qeraxhinjtë,qe kurre nuk do kthehen!
Si banesa të shkreta rreze detit,ngelen puthjet,shprehjet.
Ëndrrat varur,çarçafë të harruar në tel nga nxitimi.
Netët i rreh era,tek presin yjet,e largojnë në jehonë kujtimet.
Zgjatet e zgjatet kjo natë vjeshtake ,me erë ,shi e fresk kujtimi,krahët ka kthyer e nuk dëgjon këngën e flijimit.
Kangë e trishtushme
Asht or ti kujtimi
Kangë ngadhnjimi .
Valbona Duraj