Flan me patate dhe salmon
I quajtur flan,tortë e vogël,ose tortë e kthyer kjo llojë antipaste me këte formë ështe shumë e përhapur tashmë në banketet ose gjatë darkave kur në shtëpi kemi të ftuar.Mundë të bëhet me çdo llojë perimeje të kthyer në pure dhe të përpunuar me përbërës të tjerë,unë sot e solla të mbushur me salmon dhe djathë philadephia(filadelfia)
PERBERSIT:
500 gr patate
150 gr philadephia(filadelfia)
200 gr salmon i tymosur
kripe dhe piper i zi
një tuf e vogël majdanoz
2 vezë
pak galet
1 thelpi hurdhër
pak vaj ulliri
PERGATITJA:
Vendosni patatet të ziejnë dhe kur të jen gati lërini të ftohen qërojini dhe shtypini me shtypsen e patates.Grini majdanozin me hurdhrën dhe shtojeni te patatet bashkë me pak krip,piper të zi dhe vezët.Përzijini mire derisa të formoni një brumë homogjene.Prisni salmoni në copa të vogla dhe bashkojeni me djathin Philadephia(filadelfia). Lyeni format me pak dhe galet dhe bëni një shtres me brumin me patate duke formuar një gropë në mes dhe vendosni në të pak nga masa me salmon.Mbulojeni përseri me brumin e patateve.Vazhdoni kështu dhe për pjesën e mbetur. Piqini në furrën e nxehur më pare ne 180° për rreth 40 minuta.Lëreni të ftohen para se ti nxirni nga forma e tyre.
Ju bëfte mirë 🙂