Fileto Koce me perime të tiganisura dhe salcë kivi
Nuk është e vështirë për tu realizuar kjo pjatë, është thjeshtë një ushqim shtëpie i prezantuar bukur. Po të ndiqni recetën me përpikmëri do ta realizoni shumë kollajë. E vetmja gjë që ju duhet në dispozicionë janë ato pincetat e vogla për të hequr halat e peshkut, ose në të kundërt lërjani shitësit tuaj të peshkut ta bëjë këtë punë për ju.
4 fileto koce të pastruara dhe nga halat
2 kungulleshka
2 karrota
1 kivi
4 lugë vaj ulliri esktra i virgjër
2 limon
kripë dhe piper i zi
gjethe borziloku
Karrotat qërojini dhe sëbashku me kungulleshkat pritini në kubikë të vegjël. Kavërdisini me 1 lugë vaj ulliri derisa të zbuten por jo të jen të qullura fare. Kriposini dhe shtoini piper të zi. Hiqini dhe ruajini mënjanë. Në të njëjtin tiganë shtoni 1 lugë vaj ulliri dhe thëkërisini mirë filetot e kocës nga ana e lëkurës. Vetëm nga kjo anë do ti piqni derisa të theken mire. Kriposini. Hiqini filetot dhe shtoni lëngun e 1 limoni dhe lëvizni tiganin para- mbrapa në mënyrë që të krijoni një salcë të hollë për tja shtuar filetove sipër.
Në blender shtoni kivin e qëruar, 2 lugë vaj ulliri, lëngun e limonit, kripë dhe piper të zi dhe grijini në maksimiuni e shpejtësis derisa të përfitoni një salcë pak a shumë të ngjashme me majonezin.
Tani kompozoni pjatën duke vendosur në mes perimet e tiganisura, sipër perimeve vendosni filetot e kocës me pjesën e lëkurës nga sipër. Shtoni sipër tyre dhe salcën që krijuam nga fundi i tiganit. Dekoroni anash pjatën me salcën e kivit duke i hedhur pak salcë anash pjatës. Ato pikat sipër të erta janë të krijuara me uthull balsamike. Vendosini në harmoni dhe gjethet e borzilokut dhe ja ku krijuat një pjatë prej chef-i dhe ju 😉
Ju bëftë mirë 🙂