Fashion food inspiruar nga Elsa Ymeri- tartar specash dhe patëllxhani me mocarela buallice
Fashion food-i im i radhës u inspiruar nga fustani i ricikluar i Elsa Ymerit, prezantuesja radiofonike e ClubFm, me të cilin mori pjes në Eco Fashion Show nga Eco Alternativ Arts Një nisëm që po zhvillohet për herë të tret në Shqipëri dhe është krijuar nga Rajmonda Zajmi dhe stilistja me famë botërore, Isabel Tauch! Në thelb realizohen veshje me materiale të riciklueshme gjë që sjell dhe edukimin e qytetarëve, fëmijëve, prindërve, të gjithëve ne se si mund ti ripërdorim gjërat në forma të ndryshme të cilat mund të jenë miqësore për mjedisin. Mendimi krijues nis që edhe me qese plehrash, me kanaçe etj etj mund të prodhojmë art, duke mos e dëmtuar mjedisin. Dhe pikërishtë fustani i riciklueshëm i Elsës mua më solli ndërmend ngjyrat e përshtaçme të një tartari me speca që shërbehet si antipast, garniturë ose një pjatë vegjetariane. Po ju lë me recetën dhe për më shumë rret Eco Fashion Albania ndiqeni në faqen zyrtare në facebook.
2 speca të verdhë
1 patëllxhan
1 mocarela buallice
2 thelpinjë hudhër
pak kripë dhe piper të zi
pak vaj ulliri ekstra të virgjër
lëngu i 1 limoni ose pak uthull të bardhë
Specat vendosini në furrën e nxehur më parë në 220° derisa të piqet mirë, pastaj vendosini direkt në një qese dhe lidheni grykën e saj, do ta keni më të lehtë ti hiqni lëkurën. Sapo të ftohen hiqjani lëkurën dhe farat e brëndëshme dhe pritini në rripa të hollë. Vendosni të marinohen me pak hudhër, kripë, piper ,vaj ulliri dhe lëngun e limonit ose uthullën. Prisni patëllxhanin në rondele të holla dhe kavërdisini me pak vaj ulliri dhe një thelpi hurdhër, shtoni kripë dhe piper të zi. Sapo të jen gati hiqini dhe lërini dhe këto të marinohet te specat. Pastaj prisni mocarelën në copëza të vogla dhe formoni pjatën duke bërë një shtres me speca, pastaj me patëllxhan dhe siper vendosni mocarelën. Unë i vura dhe një deg mënder për të krijuar efektin e fjongos që Elsa mban në kok.
Ju bëftë mirë 🙂