Domate jeshile të skuqura
Figer food origjinale,me shumë shije.Një recetë e trajtuarë nga libri i Fannie Flage “Green fried tomatoes at the whistle stop cafe” i cili me vone u bë filem.Një histori e merekullueshme,një filem i përkryerë një liber rrëngjethës dhe një recetë origjinale.Sot po e sjell për ju,dhe ashtu si libri ose filmi,do ju ngelin thellë në mendje ashtu dhe kjo recete do bëj të njeten gjë.Një eksplozim shijesh.Me shkruani nëse i pergatitet.
Në fundë të librit ështe e shkruare dhe receta origjinale e cila nuk përbanë përdorimin e vezëve dhe skuqja bëhet në gjalpe dhe jo në vaj.Domatet jeshile janë një variete i domateve,të cilat kosumohen vetëm të gatuara,nuk kanë fare lënge dhe fara,nuk duhen ngatëruar me domatet jeshile kur janë akoma të pa pjekura.Në munges të tyre un përdora domate akoma të papjekuara por mjaftone të zgjidhni ato paksa të forta dhe dalin pothuajse njëllojë si receta origjinale.Me kalimin e kohes dhe per mos i berë ato të renda u fut si përberes veza dhe skuqja në vaj.
PERBERSIT:
4 domate jeshile
1 vezë
100 gr miell 00
100 gr miell misri
vaj kikiriku për skuqje
pak kripe dhe piper i zi
1 lugë e vogel sheqer.
PERGATITJA:
Lani dhe pritini domatet në feta rreth 1 cm,kriposini dhe vendosini në një kullese makaronash dhe lërini kështu per rreth 30-40 minuta që ato të humbin ujin e tyre të vegjetacionit.Pasi ka kaluare kjo rreshtojini në një siperfaqe me letër kuzhine poshtë dhe me ndihmën e një letre tjetër thithin ujin e tepërt.Rrihni vezen me pak kripë dhe piper të zi.Në nje enë tjeter bashkoni dy miellërat me sheqerin,përzijini mirë.Vendosni mjaftueshëm vaj të nxehet,mundë ta kuptoni që është i nxehur mjaftueshem duke zhytyrë një kunjë druri në të nësë bulëzon anash ,është gati.Kaloni domatet fillimishte te veza pastaj te miksi i millerave.Vendosini te skuqet,dhe kur te kete marre ngjuren e bukur të arte ,jane gati,kullojini dhe vendosini sipër një letre kuzhine tju thithet vaji i tepërt.Kriposini përsëri nësë dëshironi.
Shërbejini menjëherë.
Ju bëftë mirë 🙂