Curry (Kerri)
Curry (Kerri) është një përzierje erëzash (Koriander, Turmeric, Kumin, Fenugreek, dhe spec djeges) ndonjëherë dhe kanell, shafran etj me përbërje të ndryshme bazuar në guzhinen e Azisë Jugore. Përdorimi bashkëkohor anglisht i fjalës “Curry” është shpikje perëndimore dhe nuk përfaqëson ndonjë ushqim të veçantë Indian, megjithëse një përzierje e ngjashme e erëzave të përdorura në veri të Indisë është quajtur Garam Masala. Përdorimi i Curry ishte i përhapur në Indi shumë më përpara ardhjes së europianëve në Indi. Në fakt, pothuajse 4000 vjet para ardhjes së europianëve, curry me përbërës kryesorë xhinxher, hudhër, dhe turmerik është përdorur në Luginën e Qytetërimit Indus. Shumica e recetave me pluhur “curry” përfshijnë koriandër, turmerik, kumin, fenugrek, dhe pluhur te specit djegës. Gjithashtu, në varësi të recetës, mund të përfshihen përbërës shtesë si xhinxher, hudhër, koper, kumin, kanellë, karafil, sinap, kardamom i gjelbër, kardamom i zi, arrë moskat dhe piper i zi. Megjithatë, importimi Portugez i specit djegës nga Brazili dhe përzierja e tyre me erëza të tjera aziatike ka mundësuar zhvillimin e ‘Curry”. Përdorimi i rregullt i Curry-it në mish, bukë, produkte te pjekura, mund të jetë një mënyrë e mirë për të larguar kripën e tepërt nga ushqimet, e cila është armike e vërtetë e shëndetit. Në këtë mënyrë Curry ndihmon dhe në kullimin e ujit në trup dhe eleminon celulitin. Përveç kësaj curry është treguar rezultativ per t’u mbrojtur kundër kancerit të prostatës, në fakt, në Indonezi, aty ku kjo erëz përdoret gjerësisht.
Material i marrë nga greenstyle.it dhe përkthyer nga unë.