Caprese(Kapreze)me patëllxhan
Një version tjetër i sallatës së njohur italiane Caprese (Kapreze).Sot me shtimin e patëllxhanit dhe e prezantuar në një tjeter mënyrë.
Patëllxhan
mozzarela(mocarela)buallice
disa gjethe majdanozë
1 hurdhër
pak vaj ulliri ekstra i virgjër
kripë dhe piper i zi
domate
pak rigon
Lani patëllxhanët dhe pritini në rathë.Vendosini sipër zgarës së nxehur dhe piqini nga te dyja anët.Hiqini dhe kriposini,ruajini mënjane.Prisni mocarelën në feta dhe lërëni mënjanë që të humbi pak nga uji i sajë.Prisni domaten në feta.
Në një mikser shtoni majdanozin pak krip dhe piper të zi,hurdhërën dhe pak vaj ulliri.Grijini derisa të përfitoni një salcë të hollë Kompozoni pjatën duke alternuar patëllaxhan,mocarela dhe domate ndërmjet tyre dhe çdo shtres spërkateni me pak rigon.Sipër marinojeni me salcën e përfituar dhe rigon.Shërbejeni menjëhërë.
Ju bëftë mirë 🙂