Byrek role me hithra dhe djath të bardhë
Vetem unë mund të emocionohem përpara një byreku të tillë. Era e mirë që mori shtëpia teksa piqej, me kujtonte kohën kur ma përgatiste gjyshja. I bër me teknika më të thjeshta, i mbeshtjell në formën e cilindrit behet një vaktë që trasportohet lehtë si në plazh dhe në punë.
1 pako me peta byreku
300 gr. Djathë të bardh
700 gr. Hithra
2 lugë miell
1 vezë
gjysëm gote qumësht
1 lugë të vogël kripë
Pak piper të zi
Pak majdanoz
3-4 lugë fara suzami të zi dhe të bardhë
3 lugë vaj ulliri
Pastroni me doreza hithrat dhe grijini trash.
Po me doreza shtypini me pak kripë dhe piper. Shtoni vezën e rrahur me qumshtin dhe miellin.
Përzjeheni dhe në fund shtoni djathin e shkërmoqur, majdanozin e grirë dhe dy lugë vaj ulliri. ( nëse ju duket shumë e lëngëshme mund ti shtoni akoma pak miell)
Hapni fletët e byrekut dhe vendosni për së gjati në mesin e tyre pak gjellë me hithra. Dy per prej tyre, ju palosini anët dhe mbështilleni në fomën e një roleje.
Vendosni në tave me letër furre poshtë.
Vijoni kështu dhe për pjesën tjeter të mbetur të produkteve.
Me ndihmën e një peneni kuzhine lyeni të gjithë siperfaqen e cilindrave të byrekut.
Spërkatini me fara suzami dhe piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30minuta.
Submit your review | |