Bukë thekre me arom borziloku
Më pëlqejnë bukët e zeza të mbushura plotë me fara të ndryshme plot me shije dhe aroma. Sot eksperimentova me disa shije të reja dhe them se rezultai ishte i kënaqshëm.
300 gr. miell thekre
300 gr. miell integral
16 gr. maja birre ose 150 gr. maja buke
1 lugë të vogël kripë
1 thelpi hudhër
2 lugë fara susami
1 filxhanë vaj ulliri
1 tufë borzilok
250. ml ujë të vakur
Bozilokut merrini vetëm gjethet dhe grijeni me vajin dhe hudhërën në blender. Shkrini majan e birrës në ujin e vakët. Miellin bashkojeni me kripën dhe filloni zini brumin duke shtuar ujë me maja birre pak nga pak derisa të formoni një brumë. Shtoni dhe vajin me borzilok dhe akoma me ndihmën e pak mielli punojeni mirë për disa minuta derisa të formoni një brumë elastik. Për më kollaj vendosini të gjithë përbërësit në brumatriçe dhe e punon ajo për ju. 🙂
Lëreni në një enë të madhe të pushojë mbuluar me një beze të njomë për nja 5 orë. Kaloj kjo kohë punojeni përsëri, jepini formën që dëshironi dhe sipër spërkateni me fara susami. Lëreni të vi përsëri për rreth 1 orë. Piqeni në furrë në 200° për 30-40 minuta. Fikeni sobën dhe lëreni të kullojë brënda derisa të ftohet.
Ju bëftë mirë 🙂