Bukë misri me qep te njoma dhe spinaq
PERBERSIT:
për një tepsi mesatare:
400 gr miell misri
ujë i ngrohte
2 qep te njoma
300 gr spinaq
një tufë e vogël koper
1 lug e vogël krip
1 lug e vogël sode buke
50 gr gjalpë
PERGATITJA:
Shkrini gjalpin.Grini imët spinaqin dhe qepën e njomë me gjithë bishtat dhe shtypini me dorë duke i shtuar pak krip.Në një enë të bollshme hidhni miellin e misrit,kripën,sodën e bukës,gjalpin e shkrirë dhe shtoni pak nga pak ujë të nxehtë duke e përzier me një lug druri.Brumi duhet te rezultoj jo shume i fortë por as shume i ujshëm.Shtoni dhe qepën me spinaqin dhe koperin e grirë.Perzijini mirë dhe shtroni brumin në nje tepsi të lyer me gjalpë dhe miell.Piqeni në furrën e nxehur më pare në 170° per 45-60 minuta.Shërbejeni të ngrohtë me proshutëra dhe djathëra të ndryshëm.
Ju Bëftë mirë 🙂