Bukë misri
PERBERSIT:
1 kg miell misri
850 ml ujë të nxehtë
1 lugë caji kripë
20 gr maja birre
PERGATITJA:
Bashkoni miellin me kripen.Shkrini majan e birres ne pak ujë të ngrohtë dhe filloni zini brumin duke hapur nje grope ne mes.Perzijini me nje lugë qe mos digjeni nga uji i nxehtë.Filloni shtoni dhe pjesën tjetër të ujit pak nga pak duke e përzier vazhdimishtë derisa të përfitoni një brumë të lëngshëm.Shtrojeni në tepsi te lyer me pak vaj dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 180° per 40 minuta.Lëreni të kullojë në furrën e fikur para se ta konsumoni.
Ju Bëfte mirë 🙂