Buke me miell Misri dhe Kamut
[no-explanation]Mielli [/no-explanation]Kamut ,Khorasan (Triticum turgidum nenfamilja e Turanicum) mark e regjistruar mielli amerikan i krijuar nga doktori i patologjive vegjetale Bob Quinn.
Miell mjaft i perdoruar vitet e fundit ne pergatitjen e brumerave,si pizza,makarona te prerjeve te ndryshme dhe bukes.Nuk eshte eshte i keshillueshem te perdoret nga çeliacet pasi dhe ky mban gluten.
PERBERSIT:
250 gr miell misri i verdhe si ai qe perdoret per polenta
250 gr miell kamut
16 gr maja e fresket birre
2 luge te vogla kripe
uje i vaket.
PERGATITJA:
Zini brumin duke bashkuar te dy miellerat me kripen.Ne pak uje te ngrohte shkrini majan e birres.Hapni nje grope ne mes dhe hidhni ne te majan e birres se shkrire ,filloni zini brumin me duar dhe shtoni pak nga pak uje derisa brumi te formohet plotesishte dhe te jete homogjen.Punojeni per pak minuta dhe lereni te vi ne nje ene te mbuluar me nje beze te njome siper per rreth 2 ore.
Pasi ka kaluar koha e ardhjes hidheni me kujdes ne nje tepsi me leter furre poshte duke i dhene formen qe deshironi.Piqeni ne furre per 30 minuta ne 180°.
Ju Befte mire 🙂