Bukë fshati
Shpeshë here kur jetone jashte vendit tende jane pikerishte ushqimet e atij vendi qe te mungojne me shume sigurishte pas familjarve te tu.Ajo qe mua me mungone me shume nga Shqiperia eshte buka,aroma e bukes shqipetare kur eshte e nxehte qofte kur e bejme vete apo e blere ne furre.Une me receten e bukes se fshatit kam perziere tre lloje miellesh.
PERBERSIT:
200 gr miell 00
200 gr miell patatesh
200 miell qiqre
25 gr maja birre
dy maj gishtash kripe
uje i ngrohte sa mjaftone.
PERGATITJA:
Bashkoni te tre miellerat dhe hapni nje grope ne mes.Rreth e rotull miellit hidhni kripen.Shkrini majan e birres ne pak uje te ngrohte dhe hidheni ne mes te miellit.Filloni zini brumin me duare duke shtuar here pas here uje deri sa masa te fromohet plotesishte dhe brumi te lidhet.Vazhdojeni punojeni per rreth 10 minuta duke e ngjeshure forte me duar.Formoni nje top dhe vendoseni ne nje tepsi me leter furre poshte dhe pak miell siper saj..Beni siper brumit nje te çare ne forme kryqi.Vendoseni ne furre vetem me driten e saj ndezur ne menyre qe brumi te na vije.Lereni rreth 1 -2 ore.Kur brumi te kete dyfishuar madhesin e tije piqeni ne furre ne 200° per 20 -30 minuta.Mbasi eshte pjekur lereni te kulloje dhe te ftohet disi rreth 15 minuta para se ta sherbeni.
Ju befte mire 🙂