Buke e thate me salse Tonato
Nje nga antipastat e mija te preferuara pasi ka dy perbersit qe un i preferoj,capperi dhe peshk ton ne kuti
PERBERSIT:
3 te verdha veze te fresketa
pak krip
piper i zi
200 ml vaj ulliri
200 ml vaj misri
lengu i filtruar i nje limoni
3 cironka nen vaj te kulluara
nje dore Kaperi
250 gr peshk ton ne kuti i kulluar nga lengu dhe vaji
copa buke te that i gjeni dhe te gateshme por mund ti thekni dhe vete ne temperatur shum te ulet ne furr ne menyre qe te thahen.
PERGATITJA:
Ne nje ene rrihni mire vezet me pak kripe dhe piper,pastaj shtoni ngadal lengun e limonit,rrihini perseri dhe shtoni vajin ngadal- ngadal deri sa te formohet nje tip kremi majonez.Ne mikser grini imet kaperin me peshkun ton,dhe sardelet,shtoni pastaj salcen dhe perzieni mire deri sa te kini nje rezultat homogjen dhe kremoz.Vendoseni ne frigorifer per 30 minuta te pushoj,pastaj lyeni siper me salcen buket e thata.
Ju Befte mire 🙂