Brusketa pikante me speca dhe karkaleca
Një nga dashurit e mia të fundit është pikantja. Në dozat e duhura ajo jo vetëm që i jep pjatave shumë shije por është dhe një antibiotik natyral për organizmin tonë.
4-6 feta buke
250 gr. karkaleca të qëruar
1 lugë të vogël tabasko
1 lugë salcë konçentrat domatesh
1 lugë e vogël paprika
2-3 speca për skuqje
2 lugë vaj ulliri
pak kripë
pak majdanoz
1 thelpi hudhër
Vendosni karkalecat të skuqen në vajin e ulliri dhe kriposini shtoni dhe paprikan, kur të jenë gati hiqini dhe ruajini mënjanë.
Në të njëjtin tiganë vendosni specat të skuqen, sapo të marrin faqe shtoni konçentratën dhe tabasko-n.
Përzijeni dhe lërini që salsa të lezetohet. Shtoni pak kripë.
Ndërkohë thekni bukët dhe kur të jen gati fërkojini me hudhër. Vendosni sipër tyre specat dhe karkalecat. Spërkatini me majdanoz të grirë dhe shërbejini.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |