Brusketa me speca dhe djathë të bardhë
Sot brusketa me bukë të zezë me speca dhe djathë.Nje shije komplet mesdhetare dhe tepër të shpejta për tu realizuar.
PERBERSIT:
Bukë e zezë me fara luledielli mundë ta bëni vet sipas recetës ose ta blini
disa speca për skuqje
2 thelpinjë hurdhër
djathë të bardhë
vaj ulliri i cilësisë së mirë
pak krip
pak rigon
PERGATITJA:
Lani dhe pastroni specat nga farat, pritini në copa të vogla.Vendosini të kavardisen me pak vaj ulliri dhe hurdhërat e grira imët.Sa të marin faqe dhe të zbuten, kriposini dhe hiqini nga zjarri.Aromantizoni me rigon.
Prisni Bukë e zezë me fara luledielli në feta dhe vendoseni të theket paska.Sipër vendosni masën me speca dhe thërmoni djathin e bardhë.Sipas dëshirës mundë ti shtoni akoma sipër pak vaj ulliri të cilesisë së mire.
Shërbejeni menjëherë
Ju bëftë mirë 🙂