Brusketa me brumë pize
Kush e adhuron picën natyrishtë që do adhurojë dhe këtë recet. E përshtaçme për një antipastë për të filluar darkën, ose për njv dark mes miqsh tek shihni një film ose ndeshje futbolli.
500 gr. domate
500 gr. djathë të bardhë dhie
rigon
vaj ullir
piper të zi
Pasi përgatitët brumin e picave dhe e latë të pushojë, hapeni një pjesë të tijë në madhësin që dëshironi me duar ose me hokllai. Shkërmoqni sipër djathin e bardhë dhe shtoni vaj ulliri, rigon dhe piqeni në 250° për 20 minuta. Hiqeni dhe shtoni sipër domatet e prera në kubik dhe akoma pak vaj ulliri, rigon dhe piper të zi. Vendoseni përseri në furrë për nja 10 minuta derisa brumi të bëhet i thekërisur.
Shërbejeni të ngrohtë.
Ju bëftë mirë 🙂