Brusketa integrale me karkaleca dhe domate
Darkat e mia në verë më shumë se darka jan aperitive. Antipasta të shpejta dhe me shije për të shoqëruar një gotë birrë të ftohtë ose verë të bardhë. Ndaj nëse dhe ju doni diçka plot shije tek kaloni mbrëmjet tuaja në ballkon apo tarac, kjo recet bën për ju.
një dorë karkaleca
një dorë domate të vogla
1 thelpi hudhër
pak vaj ulliri
kripë dhe piper të zi
disa gjethe majdanoz
disa feta bukë integrale ose bukë të zezë
Pastroni karkalecat dhe vendosni të tiganisen me pak vaj, hudhër të grirë dhe domatet e prera në mes. Kavërdisni sëbashku për pak minuta, kriposni shtoni piper të zi dhe majdanoz të grirë imët. Hiqni dhe ruajini mënjanë.
Ndërkohë thekni fetat e bukës, fërkoini paksa me hudhër dhe sipër vendosni karkalecat me domate. Shërbejini.
Ju bëftë mirë 🙂